Haskuka ngushëllon familjarët e viktimës së sotme nga COVID-19

Haskuka ngushëllon familjarët e viktimës së sotme nga COVID-19

Aktuale May 25, 2020 - 21:20

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të pacientit që sot vdiq në Klinikën Infektive nga COVID-19. Më këtë rast, Haskuka tha se shpreson që kjo të jetë hera e fundit që merr lajme të tilla, transmeton Zëri.info

“Shpreh ngushëllimet e mia gjithë familjarëve dhe gjithë miqve.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe ua shtoftë durimin! Shpresoj që kjo të jetë hera e fundit e lajmeve të tilla të hidhura dhe të gjithë të infektuarit e tjerë të shërohen sa më shpejtë”, ka shkruar ai. Sot në orët e pasdites, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për vdekjen e një pacienti nga komuna e Prizrenit në Klinikën Infektive