Kosova pa asnjë fëmijë të prekur me sindromën Kawasaki

Kosova pa asnjë fëmijë të prekur me sindromën Kawasaki

Aktuale May 25, 2020 - 19:05

Një gjendje misterioze që mund të ndërlidhet me COVID-19, është raportuar në qindra fëmijë në disa vende evropiane dhe Amerikë të Veriut.

Sindroma e quajtur “Kawasaki” ka prekur fëmijët të cilët ishin infektuar me COVID-19, ku ka shkaktuar edhe viktima.

Sindroma, e cila prek fëmijët mbi moshën 5-vjeçare, deri tani nuk ka arritur në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” drejtoresha e Klinikeës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, ajo tha se në QKUK nuk ka patur asnjë rast me ndërlikime shëndetësore të tilla.

"Sindroma 'Kawasaki' për ne është një sëmundje e njohur dhe për fat të mirë deri tash në Klinikën Infektive nuk kemi pasur asnjë rast te këto mosha fëmijërore. Të gjithë fëmijët janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi, janë në gjendje të mirë shëndetësore pa kurrfarë ndërlikimi apo manifestimi tjetër shëndetësor", ka thënë Ajazi-Berisha për "Zërin".

“Kawasaki” është një sëmundje shumë e rrallë që është e shërueshme, nëse zbulohet në kohë dhe reagojnë mjekët. /Zëri