Mulhaxha Kollçaku - Thaçit: Të gjithë e dimë si erdhe në këtë karrige

Mulhaxha Kollçaku - Thaçit: Të gjithë e dimë si erdhe në këtë karrige

Aktuale May 25, 2020 - 16:17

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçi, ku ky i fundit e quajti Albin Kurtin uzurpues të zyrës së kryeministrit, shkruan “zeri.info”.

Ajo përmes një postimi në facebook ka mbrojtur Kurtin, duke thënë se njeriun që presidenti i vendit e quan uzurpues në fakt është personi që ishte politikani më i votuar në dy palë zgjedhjet e fundit.

“Po quan uzurpues Kryeministrin më kompetent, që po gëzon përkrahjen më të madhe qytetare si asnjë deri tani, e që po dëshmohet nga dita në ditë”, ka shkruar ajo, ndërsa i thotë Thaçit se “të gjithë e dimë si erdhe ti në këtë karrige” dhe se “kjo është irrelevante tani, sepse ashtu edhe do të shkosh”.

Sipas saj, e rëndësishme është që ta kuptojnë të gjithë se grabitja e pushtetit në kohë pandemie globale askujt nuk i bën nder.

Mulhaxha Kollçaku, poashtu përmes këtij reagimi shprehet se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.