Lideri i Frontit Demokratik në Mal të Zi: Nëse e marr pushtetin e tërheq njohjen e Kosovës

Lideri i Frontit Demokratik në Mal të Zi: Nëse e marr pushtetin e tërheq njohjen e Kosovës

Aktuale May 25, 2020 - 15:41

“Nëse do të kem rast të vij në pushtet, do ta bëj të pamundurën që Mali i Zi ta fshijë njollën e errët dhe të tërheqë njohjen e shtetit të rrejshëm, Kosovës”, ka thënë lideri i Frontit Demokratik malazez, Milan Knezheviq, për gazetën serbe “Veçernje Novosti”.

Sipas tij, njohja e Kosovës është “vendimi më i turpshëm në historinë e Malit të Zi, gjë të cilën e kundërshtojnë 85% e banorëve”.

“Nëse njohjen e tërhoqi Papua New Guinea, ndoshta kemi përgjegjësi më të madhe”, ka komentuar Knezheviqi.