Xhabir Zharku hyn në grevë urie, ankohet për cilësinë e ushqimit në burg

Xhabir Zharku hyn në grevë urie, ankohet për cilësinë e ushqimit në burg

Aktuale May 25, 2020 - 15:24

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, tash e dy ditë ka nisur grevën e urisë, si protestë për cilësinë e ushqimit që po i shërbehet në Qendrën e Paraburgimit.

Lajmin për Zharkun e ka dhënë avokati i tij, Tomë Gashi, i cili ka bërë të ditur se nga 23 maji ai ka hyrë në grevën e urisë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, transmeton “Zeri.info”.

“Ai është në grevë urie për shkak të përkeqësimit të cilësisë së ushqimit. Sipas tij, përveçqë ushqimi është i dobët, ai nuk mundet fare ta konsumojë edhe për shkak se ai është diabetik. As në kantinën që është brenda burgut nuk ka fare ushqime cilësore, që mund të blihen nga të paraburgosurit”, ka njoftuar Gashi.

Avokati më tej ka sqaruar se greva e Zharkut është “sensibilizuese që çështja e ushqimit në burg të përmirësohet.

Sot e kam vizituar dhe gjendja e tij është stabile, me shenja të përkeqësimit”, ka shkruar Gashi.

Kujtojmë se Zharku është në paraburgim që nga 15.12.2019, pasi dyshohet nga ana e Prokurorisë për dy vepra penale: “Shpërdorim të detyrës ose të autoritetit zyrtar" dhe për "Ushtrim të ndikimit". /Zëri