21 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

21 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Aktuale May 25, 2020 - 12:36

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 258 teste të realizuara, 21 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar.

Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë realizuar 25 mijë e 528 testime, prej të cilëve 1 mijë e 999 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, njofton “Alsat-M”.

Në vendin tonë nga COVID-19 janë shëruar 1 mijë e 439 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 433 pacientë.