Policia ndalon faljen e organizuar të Bajramit në Skenderaj

Policia ndalon faljen e organizuar të Bajramit në Skenderaj

Aktuale May 25, 2020 - 09:49

Policia e Kosovës, të dielën, ka arrestuar një person për shkak se është hasur bashkë me disa të tjerë duke u përgatitur për falje të namazit të Fitër Bajramit në kundërshtim me masat e institucioneve shëndetësore dhe fetare, transmeton “Zeri.info”.

Pas kërkesës për largim dhe kërkesës për të zbatuar urdhëresën e BIK-ut dhe

Të Ministrisë së Shëndetësisë, i dyshuari kishte fyer dhe kishte kanosur zyrtarët policorë.

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri