Shkelën masat e Qeverisë, policia arreston 53 persona në ditën e Fitër Bajramit

Shkelën masat e Qeverisë, policia arreston 53 persona në ditën e Fitër Bajramit

Aktuale May 25, 2020 - 09:35

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 53 persona, të cilët kanë shkelur masat e Qeverisë kundër pandemisë COVID-19.

Në ditën festës së Fitër Bajramit numri më i madh i të ndaluarve ka qenë në rajonin e Ferizajt, ku në dy raste të ndara policia ka ndaluar 33 persona, transmeton “Zeri.info”.

Të arrestuar ka pasur edhe në rajonin e Prizrenit, ku janë ndaluar 12 shkelës të masave kundër pandemisë, 5 në rajonin e Gjilanit dhe 3 në rajonin e Mitrovicës së Jugut.

Policia dje ka konfirmuar për “Zërin” se kanë hartuar një plan operativ policor e që ka për qëllim respektimin e vendimeve të institucioneve të Kosovës ndaj pandemisë.

Po ashtu edhe institucionet shëndetësore dhe fetare kanë bërë thirrje të vazhdueshme për të ndaluar vizitat familjare, siç bëhen zakonisht për festën e Fitër Bajramit. /Zëri