Katër persona shërohen nga COVID 19

Katër persona shërohen nga COVID 19

Aktuale May 24, 2020 - 22:01

IKSHPK ka publikuar rezultatet e fundit për ditën e sotme nga testimet për virusin COVID 19.

Përveç që testet rezultuan me 0 persona pozitivë, IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë shëruar edhe 4 persona tjerë nga virusi, duke e çuar numrin e të shëruarve në 789, transmeton Zëri.info

“Sot më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 138 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2 nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv.

Sot janë shëruar 4 persona dhe deri më sot numri i përgjithshëm i të shëruarve është 789 raste”, thuhet në njoftimin e Institutit të shëndetësisë.