Daçiq thotë se Kosova dhe Serbia janë larg rinisjes së dialogut

Daçiq thotë se Kosova dhe Serbia janë larg rinisjes së dialogut

Aktuale May 24, 2020 - 20:10

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi janë larg rinisjes së dialogut, transmeton Klan Kosova.

Ai për portalin serb “Blic” kishte theksuar se fajtor për këtë situatë është Prishtina.

“Serbia është e gatshme për rinisjen e dialogut, dhe dihet se cili është kushti ynë, të hiqen taksat dhe reciprociteti i vënë nga Prishtina”.

“Ata i kanë hequr taksat, por kanë vënë reciprocitet, gjë që është më e rëndë sesa taksat. Kjo do të thotë se të gjitha dokumentet duhet ta përmbajnë Republikën e Kosovës, që nuk ka qenë kurrë pjesë e marrëveshjes”.

“Se për çfarë hapi është fjala e dëshmon edhe fakti që Grenelli kërkon heqjen e reciprocitetit. Mendoj se jemi larg vazhdimit të dialogut, e lëre më zgjidhjes. Shkaku është para se gjithash Prishtina”, ka thënë Daçiq.