Grenell e konfirmon largimin nga pozita e ambasadorit të SHBA-së në Gjermani
Foto: Laura Hasani

Grenell e konfirmon largimin nga pozita e ambasadorit të SHBA-së në Gjermani

Aktuale May 24, 2020 - 16:35

Ambasadori amerikan në Berlin dhe Emisari Special i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka konfirmuar se po largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell, ka postuar një shkrim të gazetës “Politico” ku shkruan se Grenell po tërhiqet nga posti i ambasadorit të SHBA-së, transmeton Zeri.info.

Ai e ka cilësuar këtë lajm të vërtetë.

“E vërtetë”, konfirmoi ai, krahas shkrimit të gazetës.

Në shtator të vitit 2017, Richard Grenell u emërua ambasador në Gjermani nga Presidenti Donald Trump. /Zëri