Infektuar: 1123
Shëruar: 847
Vdekur: 30
Infektologu Valbon Krasniqi, apel për qytetarët të mos bëjnë vizita për Bajram

Infektologu Valbon Krasniqi, apel për qytetarët të mos bëjnë vizita për Bajram

Aktuale May 23, 2020 - 22:56

Infektologu Valbon Krasniqi në natën e Fiter Bajramit ka bërë thirrje për qytetarë që të bëjnë kujdes dhe mos të realizojnë vizita me familjarët gjatë ditëve të festës.

Ai, përmes një statusi të publikuar në “Facebook”, ka thënë se sëmundja COVID-19 është drejt fundit, ndaj e gjitha që na duhet është të bëjmë durim, përcjell “Zeri.info”

“Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku. Besimi dhe durimi, dy fjalët më të dëgjuara këtyre muajve, por edhe dy virtytet më të larta të trashëguara ndër breza, u dëshmuan se janë shtyllat më të forta të suksesit në jetë. Gjithçka e ka fillimin dhe fundin e vet. Edhe COVID-it i ka ardhe fundi.

Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku.

Urime dhe me Fat Festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë”, ka shkruar Krasniqi./Zëri