Infektuar: 1123
Shëruar: 847
Vdekur: 30
Vjosa Osmani uron besimtarët musliman për festën e Fiter Bajramit

Vjosa Osmani uron besimtarët musliman për festën e Fiter Bajramit

Aktuale May 23, 2020 - 22:52

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Fiter Bajramit, ka shprehur urimet e saj për besimtarët e fesë islame, shkruan “zeri.info”.

Ajo tha se edhe pse këtë herë, kjo festë, është më ndryshe dhe nuk lejohen takimet me njëri-tjetrin, shpreson që të gjenden mënyra të tjera për të uruar e festuar këtë festë.

“Uroj po kështu që kjo festë të na shërbejë për t'u ofruar ndihmë e dashuri njerëzve që kanë më së shumti nevojë, për t`iu gjetur pranë të varfërve e të pastrehëve dhe për ta dëshmuar se bota do të jetë edhe më e mirë falë këtij angazhimi”, theksoi Osmani.

 

Besimtarët myslimanë po e përmbyllin sonte muajin e gjatë të solidaritetit, dashurisë e mirëbesimit mes njerëzve, por...

Posted by Vjosa R. Osmani on Saturday, May 23, 2020