Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Zogiani: Haziri e Thaçi gjithmonë të gatshëm për ndarjen e Kosovës

Zogiani: Haziri e Thaçi gjithmonë të gatshëm për ndarjen e Kosovës

Aktuale May 23, 2020 - 18:31

Zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani, ka reaguar ndaj deklarimit të fundit të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se nëse do të ishte kryeministër i Kosovës do të jepte 17 fshatra të Leposaviqit dhe Zubin Potokut në këmbim të Medvegjes, Preshevës dhe Bujanocit.

Zogiani përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kur Haziri thotë, "i jap 14 fshatra të veriut për Preshevë e Bujanoc", ai e di mirë se thjesht po ndihmon ndarjen e Kosovës sipas dëshirës së Thaçit, transmeton Zeri.info

“Kur Lutfi Haziri thote, neser i jap 14 fshatra te veriut per Presheve e Bujanovc, ai e di mire se thjesht po ndihmon ndarjen e Kosoves sipas deshires se Thaçit... sepse ai e di mire se faktoret nderkombetar nuk e marrin fare para syshe pjesen e dyte te kesaj fjalie, sepse veç territorin tend mund ta falesh”, ka shkruar Zogiani.

Mes tjerash ai ka shkruar se Thaçi e Haziri kanë treguar gatishmërinë e liderëve të Kosovës për të dhënë territore dhe, sipas tii, kështu gjithmonë është luajtur loja, "duke qenë ata ambalazhi me të cilin kanë mbështjellur dhuratat për Serbinë".

“Pra Thaçi e Haziri thjesht tregojne gatishmerine e lidereve kosovar per te dhene territor...! Keshtu eshte luajtur gjitmone loja, lideret Kosovar kane dhene territor e sovranitet te Kosoves, duke bere premtime per gjera qe nuk jane ne doren e tyre... llafet e premtimet mbi gjerat per te cilat nuk vendosin Haziri e Thaçi & Co. gjithmone kane qene ambalazhi me te cilin ata i kane mbeshtjellur dhuratat per Serbine e per fqinjet tjere (Malin e Zi, p.sh)... neser ne tryezen e negociatave, Haziri e Thaçi, nuk do te pyeten nese e duan Presheven e Bujanovcin, por nese e dhene veriun”, ka shkruar Zogiani.