Infektuar: 1110
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Bajrami: Në këtë kohë nuk do të ketë hapje të institucioneve arsimore

Bajrami: Në këtë kohë nuk do të ketë hapje të institucioneve arsimore

Aktuale May 23, 2020 - 15:24

Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka thënë se tash për tash nuk mund të hapen çerdhet, shkollat, universitetet dhe as s’mund të ketë organizime të mbrëmjeve të maturës, pasi që Instituti i Shëndetësisë Publike nuk ka dhënë përgjigje pozitive.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka thënë se gjithçka rreth hapjes së çerdheve, shkollave dhe universiteteve do të vendoset në fund të këtij muaji, njofton Zeri.info

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike NUK kanë dhënë përgjigje pozitive, pra, tash për tash nuk mund të hapen çerdhet, shkollat, universitetet dhe as s’mund të ketë organizime të mbrëmjeve të maturës. Gjithçka do të vendoset në fund të këtij muaji kur dalin rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë”, ka shkruar Bajrami.

Tute ministrja ka thënë së, për organizimin e testit të arritshmërisë kanë marrë rekomandimet nga IKSHPK, dhe orientimisht ky test do të mbahet në javën e fundit të qershorit, derisa ai i maturës në javën e parë të muajit korrik.

“Për organizimin të testit të arritshmerisë dhe testit të maturës tani kemi marrë rekomandimet me shkrim nga IKSHPK. Javën tjetër do të dalim edhe me data për këto dy teste. Orientimisht, testi i arritshmërisë do të jetë në javën e fundit të qershorit, derisa ai i maturës ne javën e parë të korrikut”, tha ajo.

Përpos testit të maturës, ministrja Bajrami ka thënë se do të punojë që të kthejë në shkollë maturantët dhe semi-maturantët të paktën për dy javë, por që për këtë duhet leje nga IKSHPK, pasi që për një gjë të tillë duhet të plotësohen kushte shtesë.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit insiston dhe do të punojë që të kthejë në shkollë maturantët dhe semi-maturantët gjatë qershorit të paktën për dy javë por na duhet leja e MSH dhe IKSHPK. Në takimin që kemi pasur me udhëheqësit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së na është thënë se për kthimin në shkollë duhet të plotësohen disa kushte shtesë. Duhet të dezinfektohet objektet shkollore një herë brenda 24 orëve. Janë 722 shkolla të mesme të ulëta dhe 123 shkolla të mesme të larta. Pra po flasim për 845 shkolla që duhet dezinfektuar çdo 24 orë. Kjo do të jetë përgjegjësi e komunave dhe do të shohim se si ato do të mund ta bëjnë këtë edhepse duket që është tepër sfiduese”, ka shkruar ministrja Hykmete Bajrami në Facebook.