Infektuar: 1123
Shëruar: 847
Vdekur: 30
12 policë nga Prizreni rezultojnë pozitivë me koronavirus

12 policë nga Prizreni rezultojnë pozitivë me koronavirus

Aktuale May 22, 2020 - 22:58

Nga 20 policë të testuar, 12 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në komunën e Prizrenit.

Këtë e ka konfirmuar për “zeri.info” shefi i Zyrës për Informim për në Policinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai theksoi se gjendja shëndetësore e policëve të infektuar është stabile dhe në ditët në vazhdim do të vetizolohen duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në komunën e Prizrenit, gjatë ditës së sotme rezultuan pozitivë me koronavirus 19 persona. /ZERI