Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Në fund të majit pritet vendimi për përfundimin e vitit shkollor dhe testit të maturës

Në fund të majit pritet vendimi për përfundimin e vitit shkollor dhe testit të maturës

Aktuale May 22, 2020 - 17:34

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtori i IKSHKP-së, Naser Ramadani janë takuar sot me ministren në detyrë të MASHTI-t, Hykmete Bajramin dhe përfaqësuesit e tjerë të arsimit në vend, takim në të cilin kanë diskutuar rreth testit të arritshmerisë e po ashtu edhe përmbylljes së vitit shkollor në kontestin e pandemisë me COVID-19.

“MAShTI kërkoi opinione dhe sugjerime nga MSh dhe IKShPK për një sërë aspektesh si përfundimi i vitit shkollor dhe akademik, provimi i maturës dhe testi i arritshmërisë, provimet në institucione të arsimit të lartë dhe çështja e institucioneve parashkollore përfshirë edhe mundësitë eventuale të rihapjes së institucioneve edukative-arsimore publike dhe private bazuar në trendet epidemiologjike”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim të dyja palët kanë rënë dakord që të presin deri në fund të muajt maj, për të bërë vlerësimin e paraparë të fazës së dytë të luftimit të pandemisë, përcjell “Zëri.info”.

“Palët u dakorduan se duhet vazhduar me qasjen e kujdesshme dhe me punën e deritanishme në menaxhimin e institucioneve dhe të procesit arsimor me qëllim të mbrojtjes së popullatës dhe luftimit të Pandemisë Covid-19. Pas trajtimit në hollësi të gjitha çështjeve relevante, u vlerësua se duhet pritur edhe vlerësimin e paraparë të fazës së dytë të luftimit të pandemisë deri në fund të muajit maj. Kjo analizë e institucioneve tona përgjegjëse për menaxhimin e kësaj emergjence do të tregojë për hapat e mëtejmë për menaxhimin më të mirë të aktiviteteve të parapara për përfundimin e vitit shkollor dhe organizimin më të mirë të mundshëm të testeve kombëtare”, thuhet në njoftim./Zëri