Infektuar: 1123
Shëruar: 847
Vdekur: 30
Haxhiu, e indinjuar me shkrimet në medie rreth vendimit të Kushtetueses për mandatarin

Haxhiu, e indinjuar me shkrimet në medie rreth vendimit të Kushtetueses për mandatarin

Aktuale May 22, 2020 - 12:01

Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar mediat për informacionet që po i lejojnë të qarkullojnë rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ende nuk është marrë, përcjell “Zeri.info”.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se si ka mundësi të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë publik ende nga Gjykata, duke iu referuar shkrimeve në media.

“Qytetarët kanë plotësisht të drejtë që të zemërohen. Në njërën anë thuhet ‘mos ndërhyni në pavarësinë e Gjykatës’, e në anën tjetër orientimet e para të tyre qarkullojnë tek disa, përfshirë edhe në medie! Si ka mundësi të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë publik ende nga Gjykata. Nëse është kështu, atëherë kjo nuk është pavarësi e Gjykatës. Vendimi i tillë është arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit dhe atyre që kanë humbur zgjedhjet dhe janë braktisur nga populli”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje, ministrja në detyrë e Drejtësisë gjykata në mandat të saj, ka vetëm interpretimin e Kushtetutës dhe jo amendamentimin e saj pasi, siç thotë ajo, amendamente kushtetuese mund të propozojnë vetëm Qeveria, Presidenti dhe 1/4 e deputetëve, por pastaj ato duhet të votohen nga Kuvendi.

Madje, ajo theksoi se sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin.

“Gjykata nuk mund të caktojë afat. Kjo do ta shkatërronte rendin kushtetues dhe demokracinë. Kjo do ta përmbysë vullnetin e popullit”, ka potencuar Haxhiu. /Zëri