Infektuar: 1123
Shëruar: 847
Vdekur: 30
47 kosovarë nga Sllovenia janë kthyer në Kosovë

47 kosovarë nga Sllovenia janë kthyer në Kosovë

Aktuale May 22, 2020 - 09:28

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka bërë të ditur se janë kthyer edhe 47 kosovarë nga Sllovenia.

Përmes një njoftimi në “Facebook” kjo Ambasadë ka thënë se 47 kosovarët që ndodheshin në Slloveni janë kthyer sepse kishin raste urgjente shëndetësore.

“Ambasada e Kosovës në Slloveni, në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe me institucionet e Republikës së Sllovenisë, ka mundësuar kthimin në Kosovë edhe të 47 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni, të cilët kishin raste urgjente shëndetësore dhe të natyrave të tjera”, thuhet në njoftim, raporton “Zeri.info”.

Tutje në njoftim thuhet se transporti i qytetarëve është organizuar nga Ambasada e Kosovës, të cilët tashmë janë kthyer në vend.