Gashi: Vjosa Osmani u ftua në takim, por nuk erdhi
Aktuale
May 21, 2020 - 15:52
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka mbajtur një takim, ku është diskutuar plani qeverisës i mandatarit për kryeministër të qeverisë së re, Avdullah Hoti.
Edhe në këtë takim ka munguar kryetarja e Kuvendit, njëherësh nënkryetare e LDK-së, Vjosa Osmani, ndonëse kishte ftesë për takim, shkruan “Zeri.info”.
Në një paraqitje për medie nënkryetari tjetër i LDK-së, Arben Gashi, ka konfirmuar se edhe Osmani ka pasur ftesë për takim, por që nuk ishte e pranishme.
“Patjetër që të gjithë anëtarët dhe deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së kanë qenë të ftuar. Vjosa nuk ishte, ndoshta për shkak të agjendës”, ka thënë Gashi para medieve pas takimit. /Zëri.