Presidenti Thaçi përfaqëson Kosovën në Samitin e Zagrebit

Presidenti Thaçi përfaqëson Kosovën në Samitin e Zagrebit

Aktuale May 05, 2020 - 10:52

Nesër do të mbahet Samiti i Zagrebit përmes një videokonference dhe Kosova do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Samitin e Zagrebit, që do të mbahet nesër, përmes një videokonference, nën organizimin e Bashkimit Evropian.

Në agjendën e këtij Samiti është menaxhimi dhe dalja nga situata e shkaktuar nga COVID-19, ringjallja e ekonomisë, si dhe zhvillimet politike dhe perspektiva evropiane e rajonit.

Presidenti Thaçi pritet që në këtë Samit të kërkojë nga BE-ja rikonfirmimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe hapa sa më të shpejtë drejt liberalizimit të vizave. Kjo është bërë e ditur në një postim të mëhershëm në llogarinë “Twitter” të Thaçit.

Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19 Samiti i Zagrebit do të mbahet përmes një videokonference, ku do të marrin pjesë liderët e shteteve anëtare të BE-së, si dhe ata të Ballkanit Perëndimor.