Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
10 raste të reja me koronavirus nga Mitrovica e Jugut, Prizreni, Rahoveci e Suhareka

10 raste të reja me koronavirus nga Mitrovica e Jugut, Prizreni, Rahoveci e Suhareka

Aktuale May 02, 2020 - 21:28

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike ka njoftuar pak më parë që nga koronavirusi janë prekur edhe 10 persona, duke e rritur kështu numrin e të shëruarve në 823, raporton “Zëri.info”

Sipas njoftimit të infektuarit janë raste kontakti nga Mitrovica e Jugut, Prizreni, Rahoveci dhe Suhareka.

Në ndërkohë është raportuar edhe për 38 të shëruar gjatë ditës aë sotme.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

TRIDHJETË E TETË TË SHËRUAR DHE DHJETË RASTE ME COVID-19!

Sot më 02 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë), nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Gërnçar), nga Rahoveci 2 raste dhe nga Suhareka 1 rast.

Sot më 02 maj 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e tetë (38) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej treqind e tridhjetë e gjashtë (336) raste.

Nga data 08 shkurt deri më 02 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.875 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej tetëqind e njëzet e tre (823) raste, me gjithsej njëzet e dy (22) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 02 maj 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 3.458.155 raste të COVID-19 dhe 243.213 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!