Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Krasniqi: Një pacient në gjendje shumë të rëndë, në Intensivë po trajtohen 6 të tjerë
Foto: Laura Hasani

Krasniqi: Një pacient në gjendje shumë të rëndë, në Intensivë po trajtohen 6 të tjerë

Aktuale May 01, 2020 - 13:12

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se aktualisht aty janë duke u trajtuar 36 pacientë të prekur me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë për radion "Evropa e Lirë" se njëri nga pacientët është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

“6 pacientë janë me oksigjenoterapi, kurse një pacient është në Repartin Intensiv dhe është në gjendje shumë të rëndë”, ka thënë Krasniqi.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 22 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 806, ndërsa 271 pacientë janë shëruar.