Flasin nga Presidenca: Kjo është gjendja shëndetësore e presidentit Thaçi
Zyra e Presidentit të Kosovës ka bërë të ditur se Hashim Thaçi është duke u trajtuar ne Klinikën e Urologjisë.
Zyra e presidentit ka njoftuar se Thaçi sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional, transmeton "Zëri.info".
Në njoftim thuhet se gjendja shëndetësore e presidentit të Republikës së Kosovës është stabile. /ZERI
Njoftimi i plotë i Presidencës, pa ndërhyrje:
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional.
Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi.