Kjo është gjendja shëndetësore e shtatëzënës me koronavirus

Kjo është gjendja shëndetësore e shtatëzënës me koronavirus

Aktuale April 16, 2020 - 17:45
Image

Tre prej katër pacientëve të prekur me koronavirus janë në gjendje te rëndë shëndetësore në Klinikën Infektive në QKUK. Kështu ka bërë të ditur infektologu Sali Ahmeti në një konferencë për media e ku po ashtu konfirmoi se në infektive janë duke u trajtuar gjithësej 62 pacientë, shkruan “Zëri”.

Në mesin e personave që janë në gjendje kritike është edhe një grua shtatzënë e prekur me Covid 19 e ku sipas informatave që ka Zëri gjendja e saj është mjaft e rëndë për shkak të problemeve që ka me mushkëri.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe infektologu Ahmeti.

“62 pacient 49 në gjendje stabile, 10 gjendje të rendë përshkak të prekjeve pulmunare të tyre dhe kanë ndihmë për oksigjeno terapi ndërsa 3 nga këta pacient janë në gjendje të rendë janë në kujdesin investiv dhe dy per tyre janë me respirator dhe të ventiuluar ndërsa tjetri është me respirator por pa intubim” ka thënë Ahmeti.

Ndër tjera Ahmeti ka shtuar se sot në oret e mëngjesit ka vdekur një paciente e moshës 73 vjeqe.

“Pacient të tjerë vazhdojnë me gjendjen stabile ndërsa fatëkeqësisht sot në oret e mëngjesit kemi pas një rast vdekje, një paciente e cila ka qenë në trajtim prej disa ditesh tek ne me kujdesin intensiv e moshës 73 vjeq e cila krasah infeksionit me covid-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, shtoi tutje infektologu Ahmeti.

Përveq rasteve me virusin covid 19 që në kohët e fundit numri është shtuar shumë, në ditën e djeshme Klinika Infektive ka pranuar edhe një grua shtatzëne e cila ka rezultuar pozitiv me këtë virus, këtë e sqaroi edhe infektologu Ahmeti.

“Dje kemi marrë një grua shtatëzane e cila është me një gjendje të rëndë dhe ështe në kujdesin intesiv dhe ne monitorimin e shtatzanes konkretisht por jo vetem saj pa dyshim qe ne bëjmë gjithmonë në bashkpunim dhe në konsultimin me mjeke të lamive dhe këtë rast ne kemi konsultime të përhershme me gjinekologun me anistesiologun dhe intensivistin dhe neunatologun për shkak të foshnjes së saj”, tha Ahmeti

Për sa i përket rastit me pacientën shtatzënë Ahmeti ka konfirunuar që për shkak të problemeve që ka me mushkëri gjendja e saj është e rënduar.

“Pacientja ka ardhur e intubume natyrisht me probleme mushkerore bukur të rendume me konkludime të tjera që sjell një instuitucion për respiratore por ne ne menyër konsecuale kemi duke bërë atë qfar mundemi dhe pastaj do tja ofrojmë gjithë ndihmën mjëksore të mundshme që ajo të ketë shëndet të përmirsuar”, citoi Ahmeti

Ahmeti shtoi se ka edhe infermiere të prekura, por brenda ditësh pritet të lirohen, pasi janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Infermieret janë të prekura por pavarsisht në gjendje shëndetsore shume të mirë dhe unë presë që ato për disa ditë të jenë të lirume plotësisht dhe mas një një jave apo dy javë të kthehen përsëri dhe ti ofrojnë shërbimit shëndetëosr pacienteve”, përfundoi infektologu Ahmeti.

Në ndërkohë pak minuta më parë është konfirmuar edhe viktima e 11 nga koronavirusi në Kosovë. Bëhet fjalë për një paciente 71 vjecar nga komuna e Vushtrrisë e cila në Kliniken Infektive ishte hospitalizuar me 5 prill. E njëjta ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese./ZËRI