Osmani në vizitë të shtabeve lokale të krizave në komunën e Likovës

Osmani në vizitë të shtabeve lokale të krizave në komunën e Likovës

Aktuale April 10, 2020 - 15:33

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, si Koordinator Kryesor i shtabeve të krizave të njësive për vetëqeverisje lokale për mbrojtje nga COVID-19 së bashku me Zëvendësministrin e Shëndetësisë, Armend Arslani, dhe Drejtorin e Institutit për Shëndet Publik, Shaban Memeti, sot vizituan zonat në komunën e Likovës dhe rrethinës, me qëllim që në mënyrë të drejtpërdrejtë në terren, ta mbikëqyrin gjendjen dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e këtij rajoni në menaxhimin e krizës së COVOD-19.

Së bashku me përfaqësuesit e shtabeve lokale të krizave, ata diskutuan për nevojat të cilët dalin nga kjo gjendje e krizës, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë menaxhimit me COVID-19.

“Kumanova së bashku me rrethinën, pas Shkupit, kanë numrin më të madh të të infektuarve, ndërsa mesatarisht, në kokë banori, mban vendin e parë. Kjo flet se masat për izolim të tërësishëm aspak nuk janë të rrepta, po përkundrazi – ato janë zgjidhja më e mirë për momentin  për tu kufizuar zgjerimi i virusit korona, dhe me këtë të zvogëlohet intensiteti i epidemisë”- theksoi Osmani. Ai në këtë kontekst potencoi se Qeveria është në koordinim të përditshëm, me të gjitha vendet e banuara, por se në vendbanime të këtilla më të largëta, posaçërisht në rajonet rurale, më së shumti, presim nga puna e shtabeve lokale të krizave, të cilat janë të vendosura në nivel të bashkësisë lokale.

“Pikërisht këto shtabe lokale ku duhet të ketë përfaqësues nga policia, nga komuna, nga bashkësia lokale, mjek apo punonjës mjekësor, për qytetarët lokal paraqesin linjën e parë të luftës kundër COVID-19” – shtoi Osmani.

Vizita e sotme në komunën e Likovës, gjegjësisht vizita në shtabet lokale të krizave, të cilës i parapriu vizita në Llabunisht dhe Strugë, janë për qëllim të mbikëqyrjes në terren për tu ndihmuar shtabeve lokale, në përputhshmëri me aktivitetet e pushtetit qendror dhe në këtë drejtim tu dilet në ndihmë qytetarëve, por edhe të merren informata reale nga terreni që të mund tu ndihmohet në mënyrë përkatëse në implementimin dhe respektimin e masave.