Parashikimi i motit për fundjavë në Kosovë

Parashikimi i motit për fundjavë në Kosovë

Aktuale April 10, 2020 - 15:10

Gjatë vikendit në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

“ Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s, në rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin, kryesisht në very të Dukagjinit shpejtësia e erës do të arrijë mbi 13m/s.”, bën të ditur IHMK.