Cufaj: Gjithë ata që vijnë nga Kosova në Gjermani duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë

Cufaj: Gjithë ata që vijnë nga Kosova në Gjermani duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë

Aktuale April 10, 2020 - 14:44

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë në Radio Prishtina, derisa ka folur për gjendjen me COVID-19, ka dhënë informata edhe për kosovarët që u ka skaduar viza atje e për ata që gjatë këtij muaji do të udhëtojnë për në këtë shtet, përcjell “Zëri.info”.

Cufaj ka deklaruar se gjithë ata që vijnë në Gjermani duhet të dëshmojnë se do të vendosen në karantinë për 14 ditë.

Sipas tij, nëse këta persona nuk vetizolohen për 14 ditë, do të dënohen. “Ne si Ambasadë kemi një komunitet jashtëzakonisht të madh mbi 400 mijë shqiptarë të Kosovës. Detyra jonë është t’i mbajmë ata të informuar për vendimet e qeverisë së Gjermanisë. Vendimet e fundit janë dy. Në gjermani nga sot karantina është e detyrueshme. Një person duhet të ia dëshmojë Gjermanisë se do të vendoset në karantinë për 14 ditë. Nëse një person sot vjen nga Kosova dhe nesër shkon në punë, ai do të dënohet”, tha ai.

Ambasadori po ashtu ka njoftuar se të gjithë shtetasit kosovarë që janë në Gjermani me vizë Schengen ose me vizë tjetër dhe kjo u ka skaduar, kanë të drejtë të qëndrojnë deri më datën 30 qershor 2020 në Gjermani. /Zëri/