Abazi: Vetëvendosja ka vetëm një koalicion

Abazi: Vetëvendosja ka vetëm një koalicion

Aktuale April 10, 2020 - 14:19

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, thotë se partia e tij ka vetëm një koalicion, atë me qytetarët.

Pas prishjes së koalicionit e LDK-në, që Lëvizja Vetëvendosje e konsideronte partnere të vetme që para zgjedhjeve të fundit, zyrtari i lartë i kësaj partie, Glauk Konjufca, për herë të parë bëri me dije që partia e tij nuk duhet të ketë vija të kuqe as ndaj PDK-së.

Ndërkaq Abazi, i cili ka më pak se një vit prej që është anëtarësuar në LVV, thotë se partia e tij ka vetëm një koalicion, atë me qytetarët.

“LVV-ja ka vetëm një koalicion, një partneritet dhe vetëm një borxh, vetëm me qytetarët e vendit, që jetojnë këtu ose në mërgatë”, ka shkruar Abazi.