Atdhetarët falënderojnë konsullin e Republikës së Kosovës në Austri

Atdhetarët falënderojnë konsullin e Republikës së Kosovës në Austri

Aktuale April 10, 2020 - 14:10

Konsulli i Republikës së Kosovës në Austri, z. Isa Kosumi, gjatë gjithë kohës së koronavirusit, përmes telefonit, mban afër, asiston dhe u shërben qytetarëve kosovarë në Austri.

Isa Kosumi, Xemajl Idrizi dhe Mërgim Idrizi janë qytetarë nga komuna e Vitisë, të cilët në kohë pandemie kanë qenë jashtë atdheut dhe për kthim nga Austria për në shtëpitë e tyre u është dashur të qëndrojnë dy javë në karantinë.

Ata janë shprehur falënderues ndaj konsullit Isa Kosumi për qëndrimin afër tyre dhe kujdesin e treguar për ta si qytetarë të Kosovës. “Jemi jashtëzakonisht falënderues ndaj konsullit, z. Isa Kosumi, i cili për 14 ditë rresht ka qëndruar afër neve dhe asnjëherë nuk është ndalur, duke na i plotësuar të gjitha nevojat, çdo gjysmë ore na ka pyetur se a na duhet ndonjë gjë, njëjtë me të gjithë bashkatdhetarët të cilët kanë qenë aty”.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se janë duke qëndruar në shtëpinë e tyre të izoluar. “Tani jemi të izoluar në shtëpi dhe po u përmbahemi rregullave të shtetit”. /ZERI