Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Haxhiu: MSH-ja me dy muaj vonesë po organizon takim me kryetarët e komunave

Haxhiu: MSH-ja me dy muaj vonesë po organizon takim me kryetarët e komunave

Aktuale April 10, 2020 - 13:50

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë pas dy muajve vonesë po organizon takim me kryetarët e komunave të Kosovës për situatën e krijuar me virusin COVID-19, raporton "Zëri.info".

Ai ka shkruar se diskutimi dhe koordinimi për nevojat që kanë komunat e Kosovës është dashur të organizohet së paku dy muaj më parë.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Me dy muaj vonesë!

Ministria e Shëndetësisë, pas situatës së krijuar nga COVID-19, me dy muaj vonesë organizon takim me kryetarët e komunave të Kosovës.

Ky takim për diskutim dhe koordinim i MSH-së me udhëheqësit komunalë po bëhet me shumë vonesë.

Diskutimi dhe koordinimi për nevojat që kanë komunat e Kosovës është dashur të organizohet së paku dy muaj më parë.

Por prapë vlen thënia e popullit “më mirë vonë se kurrë”.

Uroj që të mos jemi vonë sa i përket koordinimit për të luftuar pandeminë COVID-19.

Uroj që ky takim të jetë vërtet për mbështetje të komunave.

Shpresoj që takimi të mos jetë imponuar si pasojë e shkeljes së Kushtetutës së Kosovës nga kryeministri në ikje Albin Kurti dhe tani të bëhet përpjekje përmes kryetarëve të komunave të kamuflohet shkelja e Kushtetutës për cenimin e lëvizjes së lirë.

Kosova sot ka nevojë për bashkëpunim, për unitet dhe për koordinim të të gjithë popullatës pa dallim. Nuk është koha për protagonizëm e meritokraci, as për improvizime e kamuflime.

Të gjithë bashkë e mposhtim pandeminë COVID-19.