Infektuar: 1052
Shëruar: 820
Vdekur: 30
Veseli falënderon BE-në, SHBA-në dhe Turqinë: Nuk do t’i harrojmë kurrë ndihmat tuaja

Veseli falënderon BE-në, SHBA-në dhe Turqinë: Nuk do t’i harrojmë kurrë ndihmat tuaja

Aktuale April 10, 2020 - 13:22

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka falënderuar SHBA-në dhe BE-në për ndihmat që i janë dhënë Kosovës në kohën e pandemisë së koronavirusit. “Ne mirëpresim dhe vlerësojmë jashtë mase çdo ndihmë që vjen në këtë situatë të rëndë. Kosova ka ende nevojë për ndihmë nga miqtë, sepse të gjithë e kemi parë se lufta kundër pandemisë ka vënë në vështirësi edhe shtetet më të zhvilluara të botës. Populli i Kosovës nuk do të harrojë kurrë ndihmën e dhënë në këtë moment të vështirë”, ka shkruar ai.

Veseli ka thënë se Kosova është e bekuar që ka shtete mike partnere, të cilat na kanë ndihmuar në çdo sfidë gjatë së kaluarës dhe që na gjenden pranë gjithmonë në nevojë.

“Dëshiroj të falënderoj Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Turqinë për ndihmën bujare që na kanë dhënë gjatë ditëve të fundit, për të përballur luftën kundër koronavirusit”, shtoi kreu i PDK-së.