Të martën seancë e jashtëzakonshme për pakon emergjente të propozuar nga PDK-ja
Foto: Laura Hasani

Të martën seancë e jashtëzakonshme për pakon emergjente të propozuar nga PDK-ja

Aktuale April 10, 2020 - 13:21

Kryesia e Kuvendit vendosi që propozimi i PDK-së për pakon emergjente 320 milionë euro të trajtohet të martën në seancë.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës edhe formalisht vendosi që Kuvendi i Kosovës të mblidhet të martën, prej orës 11:00, në seancë të jashtëzakonshme, sipas kërkesës së PDK-së dhe të deputetëve nënshkrues.

Në këtë seancë PDK-ja ka propozuar miratimin e një pakoje emergjente financiare prej 320 milionë eurove për të ndihmuar punëtorët e sektorit privat, bizneset dhe gjitha kategoritë shoqërore, që po ballafaqohen me pandeminë koronavirus.

Gjatë prezantimit të kësaj pakoje financiare ditë më parë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka ftuar të gjitha grupet parlamentare pa dallime politike që ta mbështesin këtë pako, e cila do t’i ndihmojë qytetarët dhe bizneset për përballjen me pandeminë koronavirus.