Kurti shkon me ministrat në Lipjan, bën apel për shtim të disiplinës

Kurti shkon me ministrat në Lipjan, bën apel për shtim të disiplinës

Aktuale April 10, 2020 - 11:21

Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, ka vazhduar sot vizitat nëpër komuna të Kosovës, për të parë gjendjen pas përhapjes së koronavirusit.

Kurti sot ka qëndruar në Lipjan, ku është takuar me kreun e kësaj komune, Imri Ahmeti.

Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë dhe me anëtarët e Shtabit Emergjent Lokal, e njoftuan kryeministrin dhe ministrat për gjendjen rreth COVID-19 në komunën e Lipjanit, respektimin e masave të caktuara nga Qeveria, ministritë dhe IKSHP-ja, si dhe angazhimet e Komunës për menaxhim të kësaj situate.

Pas takimit kryetari Ahmeti shprehu rëndësinë e këtij takimi në aspekt të koordinimit me nivelin qendror dhe kërkoi edhe një herë nga qytetarët për të vazhduar me respektim të masave që i shërbejnë parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19.

Ndërkaq kryeministri Kurti bëri të ditur se në vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave të Kosovës sot vizitoi Komunën e Lipjanit, për të parë nga afër situatën në këtë komunë.

Ai gjithashtu bëri apel te të gjithë për të shtuar disiplinën në ditët dhe në javët në vijim të këtij muaji vendimtar, për ta tejkaluar këtë krizë shëndetësore me sa më pak pasoja dhe sa më shpejt.

Image

Image