Raste të dyshuara me COVID-19 edhe sot, 227 persona të infektuar në Kosovë
foto: Laura Hasani

Raste të dyshuara me COVID-19 edhe sot, 227 persona të infektuar në Kosovë

Aktuale April 10, 2020 - 10:57

Për një muaj në Kosovë janë konfirmuar pozitivë 227 persona me virusin COVID-19, raporton “Zëri.info”.

Malisheva prin me numrin më të madh të personave të infektuar, me gjithsej 66 raste, pastaj Prishtina me 26 raste. Edhe gjatë ditës së sotme janë duke u testuar raste të dyshuara me këtë virus në vend.

Nga Klinika Infektive e kanë konfirmuar se disa persona janë duke pritur për rezultatet e analizave. Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po vazhdon të testojë personat që kanë pasur kontakte me rastet e infektuara me koronavirusin e ri. Nga IKSHPK-ja kanë thënë për “Zërin” se janë duke u testuar personat që kanë simptoma të këtij virusi. Personat që nuk kanë asnjë simptomë nuk u nënshtrohen analizave.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se nga data 8 shkurt deri më 9 prill të këtij viti janë testuar 2 mijë e 687 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive kanë rezultuar 227 raste me 7 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërsa deri tani 38 persona janë shëruar nga ky virus./ Zëri/ A.B.

Më poshtë gjeni komunat, në të cilat janë konfirmuar raste me COVID-19

66 Malishevë

26 Prishtinë

21 Vushtrri

20 Mitrovicë e Veriut

18 Gjilan

13 Kamenicë

10 Gjakovë

10 Zveçan

7 Viti

6 Pejë

4 Podujevë

4 Leposaviq

4 Suharekë

3 Klinë

3 Fushë Kosovë

3 Prizren

2 Ferizaj

2 Zubin Potok

2 Lipjan

1 Shtime

1 Obiliq

1 Drenas.