Dy pacientë të infektuar me COVID-19 në gjendje kritike

Dy pacientë të infektuar me COVID-19 në gjendje kritike

Aktuale April 10, 2020 - 10:20

Në Kliniken Infektive aktualisht janë duke marrë mjekim intensiv dy pacientë të infektuar me koronavirus, gjendja e të cilëve është kritike.

Klinika Infektive njofton po ashtu se janë liruar për në shtëpi 25 persona, të cilët kanë rezultuar negativ me koronavirus.

Ndërsa gjatë ditës së sotme janë hospitalizuar 44 pacientë, prej tyre 40 të infektuar me COVID-19.

Prej 5 infermiereve të infektuara me COVID-19, njëra është shëruar dhe është liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë i QKUK-së:

Në Klinikën Infektive sot, më 10 prill 2020, janë të hospitalizuar 44 pacientë.

Prej tyre 40 pacientë janë me COVID-19.

Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 4 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 25 raste, të cilët janë testuar dhe kanë rezultuar negative për COVID-19.

Gjendja e pacientëve – nga 40 raste të infektuara me COVID-19:

• 33 raste janë në gjendje stabile;
• 5 janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe me përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dy pacientë, të cilët janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermierët e infektuara me COVID-19 njëra është shëruar dhe është liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore.