Gjuriq: Ndalimi  i qarkullimit dyjavor në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan

Gjuriq: Ndalimi i qarkullimit dyjavor në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan

Aktuale April 10, 2020 - 08:55

Në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan prej sot është në fuqi ndalimi i qarkullimi dyjavor prej orës 12:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit. Gjatë fundjavës është në fuqi ndalimi i plotë i lëvizjes, ka konfirmuar i ashtuquajturi drejtor i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, të dhënat të cilat i kanë kumtuar dje shtabet e krizës së këtyre dy komunave, ndërsa më herët në mëngjes ka konfirmuar për portalin “Kossev” edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Gjithsej në mjediset me shumicë serbe në Kosovë deri tani janë regjistruar 38 persona të infektuar dhe njëri ka vdekur. Në komunën e Mitrovicës së Veriut janë 20 raste, në Zveçan 10, në Leposaviq 4, në Zubin Potok 3 dhe në komunën e Lipjanit një person.

Dymbëdhjetë prej tyre janë të vendosur në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, në Qendrën e Studentëve në Mitrovicë të Veriut janë 19, në QK të Nishit 5 dhe në QK të Beogradit një person. “Në Gorazhdec ka filluar qepja e maskave mbrojtëse , për të cilat Serbia ka siguruar material”, ka thënë Gjuriq.

“Shtabet komunale për situata të jashtëzakonshme po kryejnë dezinfektime të hapësirave publike dhe po i njoftojnë qytetarët për të gjitha masat e marra nga qeveria serbe”, përfundon Gjuriq.