Abdixhiku: Në emër të Qeverisë falënderoj popullin turk që në këto kohë të vështira ndihmon Kosovën

Abdixhiku: Në emër të Qeverisë falënderoj popullin turk që në këto kohë të vështira ndihmon Kosovën

Aktuale April 08, 2020 - 17:53

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka qenë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për të pranuar pakon me ndihma të dhuruar nga Turqia për Kosovën për tu ballafaquar me pandeminë Covid-19.

Ai u shpreh se shapësira ajrore e Kosovës dhe Aeroporti i Prishtinës janë të hapura për qytetarët dhe për ndihmat e miqve që i gjinden Kosovës në kohë të vështirë.

“Në emër të qeverisë falënderoj popullin turk që në këto kohë të vështira gjejnë kohë të ndihmojnë Kosovën dhe popullin e Kosovës”.

“Falënderoj Republikën e Turqisë që po i ndihmon qytetarët tanë në periudhën e kthimit nga shteti turk, poashtu një fluturim nga Stambolli pritet të realizohet gjatë javës së ardhshme”, tha Abdixhiku gjatë konferencës për media.