UNMIK-u mohon se ka të infektuar nga koronavirusi në stafin e vet

UNMIK-u mohon se ka të infektuar nga koronavirusi në stafin e vet

Aktuale April 08, 2020 - 17:21

Dyshohet se një zyrtar i UNMIK-ut, mund të jetë pacienti zero në pjesën veriore të Mitrovicës. Mirëpo një gjë e tillë është mohuar nga UNMIK.

“Dëshirojmë t’ua bëjmë të qartë se asnjë person staf i UNMIK-ut nuk është testuar pozitiv me COVID-19”, ka thënë zyrtarja e UNMIK-ut Sanam Dolatshahi për RTK.

“Së bashku me familjen tonë të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe në mbarë botën, UNMIK-u po vazhdon të punojë shumë për të zbatuar mandatin dhe po operon në mbështetje të partnerëve, përfshirë këtu edhe autoritetet lokale. Sidoqoftë, ne jemi duke marrë të gjitha masat, për të siguruar që misioni ynë të mbajë një status pa COVID, duke zbatuar rregullat strikte të punuarit nga shtëpia dhe lëvizjen e kufizuar të personelit, dhe duke e vendosur çdo anëtar të stafit ne karantinë të plotë, nëse ka hasur në ndonjë rrezik të ekspozimit ndaj COVID-19,”, ka thënë ajo.