Fondi për Zhvillim Komunitar CDF mbështet sistemin shëndetësor përmes donacionit të paisjeve mbrojtëse në Kosovë

Fondi për Zhvillim Komunitar CDF mbështet sistemin shëndetësor përmes donacionit të paisjeve mbrojtëse në Kosovë

Aktuale April 08, 2020 - 17:08

Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) ka mbështetur sistemin shëndetësor përmes donacionit me pajisje personale mbrojtëse për punëtorët shëndetësor dhe pajisje për testim për COVID-19. Mbështetja u bë e mundshme përmes Programeve për Tuberkuloz dhe HIV të financuara nga Fondi Global që Lufton AIDS, TB dhe Malarien.

CDF, përmes grantit të Fondit Global ka arritur të sigurojë përkrahje emergjente për sistemin shëndetësor, në kuadër të reagimit ndaj krizës aktuale të pandemisë së COVID -19. Pajisjet personale mbrojtëse për punëtorët shëndetësor që gjenden në linjën e parë të reagimit ndaj CODIV – 19 janë dorëzuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës: 

45,000 doreza josterile, 

15,000 doreza sterile, 

900 kominoshe, 

700 maska respiratore, 

20.000 mbulesa mbathjesh.

Gjatë muajit Mars, në mbështetje të reagimit ndaj pandemisë së COVID-19, CDF ka siguruar për sistemin shëndetësor të Kosovës edhe: 

36,000 dorëza sterile, 

520 maska respiratore N95, 

350 litra dezinfektues dhe 

20,000 fletëpalosje, material për  informim dhe edukim mbi COVID -19, masat parandaluese dhe ballafaqimin me stresin dhe frikën. 

Mirëpo kjo nuk është e tëra! Fondi Global do të vazhdojë të luaj një rol qenësor në reagimin global ndaj pandemisë së COVID-19, sidomos duke mbështetur sistemet shëndetësore më pak të zhvilluara,  në vendet ku financon programe të fokusuara në pandemi të HIV-it, tuberkulozit dhe malaries. Prandaj, në javët dhe muajt në vijim CDF pret të sigurojë mjete shtesë në përkrahje të parandalimit dhe zbulimit të rasteve me COVID-19. 

Image

Image

Image

Image