Infektuar: 1032
Shëruar: 789
Vdekur: 29
Zgjidhja e Bashkisë së Tiranës për tregjet pushton faqet e para të New York Times dhe Washington Post

Zgjidhja e Bashkisë së Tiranës për tregjet pushton faqet e para të New York Times dhe Washington Post

Aktuale April 08, 2020 - 16:52

Gazetat më të mëdha dhe agjencitë më të njohura ndërkombëtare të lajmeve i kanë bërë jehonë zgjidhjes që Tirana i ka dhënë tregjeve publike për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

New York Times dhe Washington Post kanë hapur gazetat e tyre me foton  nga Tirana ku tregohet zgjidhja që Bashkia ka dhënë për tregjet.

Bëhet fjalë për një foto të fiksuar nga fotoreporteri i Reuters, Florion Goga, në Kombinat, aty ku tregu u rihap me rregulla të reja nga Bashkia e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.


Në qendër të fotos, është kapur momenti kur blerësit dezinfektohen para se të hyjnë në një treg.
Kjo zgjidhje inteligjente e dhënë nga Bashkia e Tiranës për tregjet publike ka zënë një hapësirë të veçantë edhe për agjencinë Reuters,  apo gjigantin botëror The Guardian dhe NBC.