Abazi: Mustafa dhe Thaçi nuk mund të vendosin afate e të numërojnë ditë

Abazi: Mustafa dhe Thaçi nuk mund të vendosin afate e të numërojnë ditë

Aktuale April 08, 2020 - 16:40

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se Isa Mustafa, kryetari i LDK-së dhe Presidenti Hashim Thaçi, nuk mund të vendosen mbi ligjin dhe Kushtetutën.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook tha se: “Isa Mustafa e Hashim Thaçi mund të bëjnë llogari me njëri-tjetrin por nuk mund të vendosen mbi ligjin dhe mbi kushtetutën, nuk mund të vendosin afate e të numërojnë ditë. T’i përmbahen ligjit dhe kushtetutës, sepse është kohë pandemie dhe na duhen sa më pak probleme të tilla”.