Mitrovicasit mbushin rrugët, komuna merr masa të reja - mbyll të gjitha bizneset

Mitrovicasit mbushin rrugët, komuna merr masa të reja - mbyll të gjitha bizneset

Aktuale April 08, 2020 - 15:55

Qytetarët në Komunën e Mitrovicës, nuk po respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi.

Qytetarë të shumtë janë parë sot duke lëviziur në qytetin e Mitrovicës, ndërsa shumë biznese kanë qenë të hapura, duke rrezikuar kështu përhapjen e koronavirusit, shkruan Zëri.info

Sot gjatë ditës atje rrugët kanë qenë të mbushura me njerëz, ndërsa kjo ka shtyrë Kuvendin Komunal, që të marr masa të reja edhe pse në këtë komunë nuk ka asnjë të prekur nga koronavirusi deri tani.

Zëri.info, ka mësuar që vendimi i ri i Komunës së Agim Bahtirit, do të mbyll të gjitha bizneset përveç atyre ushqimore dhe farmacive.

Mbyllja e bizneseve na inspektorati komunal, ka filluar që nga mesdita e sotme./ZERI

Image

Image

Image