Lajçak kërkon të takohet me Kurtin, thotë se do t’i kontaktojë edhe udhëheqësit tjerë

Lajçak kërkon të takohet me Kurtin, thotë se do t’i kontaktojë edhe udhëheqësit tjerë

Aktuale April 08, 2020 - 15:01

Pas marrjes së detyrës si përfaqësues special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak ka bërë të ditur se do të takohet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, raporton Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur në letrat që Lajcak ka shkëmbyer me kreun e qeverisë në detyrë, Albin Kurtin.

Në letrën që Lajcak e ka nisur për Kurtin thotë se kanë mirëpritur vendimin për heqjen e taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja.

 “Duke pasur parasysh rrethanat e virusit COVID-19, do të më duhet të rregulloj planet e mia për fillimin e punës sime; Do të më pëlqente të të takoja personalisht në ditët në vijim dhe të shkëmbejmë mendime për rrugën përpara. Kjo nuk do të jetë e mundur në të ardhmen e afërt; megjithatë, kjo situatë nuk do të më ndalojë të angazhohem”, ka deklaruar Lajcak, duke shtuar se do të kontaktojë edhe udhëheqësit tjerë politik në Kosovë.

 “Unë do ju kontaktoj ju dhe udhëheqjen politike në Kosovë, në mënyrë që të fillojmë atë që shpresoj se do të jetë një shkëmbim dhe bashkëpunim i mirë dhe i frytshëm midis nesh. Në ndërkohë do t’ju inkurajoja të përdorni këtë periudhë të kufizimeve të koronavirusit në mënyrë që të vazhdoni të reflektoni dhe përgatiteni për rifillimin e procesit”, ka deklaruar ai.