Koronavirusi nuk i kursen as foshnjat e porsalindura, neonatologu i QKUK-së jep këshilla për nënat e reja

Koronavirusi nuk i kursen as foshnjat e porsalindura, neonatologu i QKUK-së jep këshilla për nënat e reja

Aktuale April 08, 2020 - 14:38

Në Klinikën e Neonatologjisë gjatë ditës së sotme kanë ardhur në jetë 16 foshnje. Drejtori i kësaj Klinike, Xhevdet Gojnovi, në një deklaratë live për gazetën “Express” ka thënë se gjendja shëndetësore e këtyre foshnjave është e mirë. Ai ka deklaruar se kanë pasur dyshime se dy foshnje janë prekur nga COVID-19, mirëpo gjendja shëndetësore e tyre është stabile. “Vetëm sot në Klinikën e Neonatologjisë janë pranuar 16 foshnje nga 16 lindje. Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë. Përgatitjet janë të vështira, jo veç te ne, po edhe në shumë shtete të tjera. Ne kemi mungesa të pajisjeve. Mirëpo stafi te ne është i përgatitur. Në aspektin psikik, situata është duke u kontrolluar mirë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, dy dyshimet për infektimin e nënave dhe pastaj të foshnjave kanë rezultuar negative. “Kanë qenë dy nëna që janë dyshuara për COVID-19, që kanë pasur simptoma me temperaturë, mirëpo më datën 21 një nënë ka lindur dy foshnje, ne i kemi transferuar në klinikën tonë, është fat i mirë që të dyja nënat kanë rezultuar negative në Klinikën tonë.”, ka thënë drejtori i Neonatologjisë.

Megjithëkëtë, neonatologu ka deklaruar se koronavirusi nuk i kursen as të porsalindurit, pra foshnjat. “Është mënduar që COVID-19 i kursen edhe foshnjat. Mirëpo me hulumtimet e fundit është vërtetuar se nuk i kursen as foshnjat e porsalindura. Nënat e reja që kanë simptoma të prekjes nga virusi duhet ta mbajnë distancën se paku 2 metra dhe fëmija të transferohet në një hapësirë të veçantë, për to të kujdeset dikush që nuk është i infektuar”, thotë Gojnovci.

Është fat i mirë që virusi nuk është i izoluar në qumështin e gjirit, prandaj ato mund të ushqehen me qumështin e gjirit, mirëpo qumështi të merret nga gjiri përmes pompës me kujdes dhe me higjienë të shtuar.

Për momentin në Klinikën tonë gjenden 50 foshnje që po trajtohen.