Kosova pranon sot një kontingjent ndihma nga Turqia

Kosova pranon sot një kontingjent ndihma nga Turqia

Aktuale April 08, 2020 - 08:05

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se sot arrin një kontingjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.Ceremonia e pranim-dorëzimit mbahet ora 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Ky është njoftimi i plotë i MSh:

“Të mërkurën më 8 prill 2020, në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ do të mbërrijë një kontingjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19. Me rastin e arritjes së këtij donacioni, në ceremoninë e pranim-dorëzimit do marrin pjesë ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çaërë Sakar, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së Kosovës.Ceremonia mbahet të mërkurën, më 8 prill 2020, në ora 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’”.