Koronavirusi në Kosovë deri sot mori 5 jetë, infektoi 184 persona, 30 u shëruan

Koronavirusi në Kosovë deri sot mori 5 jetë, infektoi 184 persona, 30 u shëruan

Aktuale April 08, 2020 - 08:03

19 raste të reja me Coronavirus, kanë rezultuar dje, në tre grupe testimesh që janë bërë në Kosovë. Bëhet e ditur se, gjithashtu, gjashtë të infektuar tashmë janë shëruar nga pandemia COVID-19.

Në po këtë ditë, është bërë e ditur se janë shëruar edhe 6 të tjerë që ishin të prekur nga ky virus

Por çfarë statistikash ka deri më tani në Kosovë, sa i përket betejës me pandeminë në fjalë?

Në gjithë vendin, që nga 13 Marsi 2020 kur janë shënuar rastet e para, janë prekur 184 persona. Prej tyre 5 kanë vdekur ndërkaq 30 tashmë janë shëruar. Sa i përket komunave, prinë Malisheva me mbi 60.

“Sot më 07 prill 2020, janë shëruar edhe gjashtë (6) pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë (30). Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet)”, thuhet në komunikatën e IKSHP-së. Sipas IKPSH-së, në vazhdimësi përgjatë 24 orëve, janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

“Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.589 kontakte të rasteve”, thuhet në komunikatë.