Edhe një i vdekur nga koronavirusi, në njoftimin e fundit të IKSHP-së jepen detaje

Edhe një i vdekur nga koronavirusi, në njoftimin e fundit të IKSHP-së jepen detaje

Aktuale April 08, 2020 - 01:21

Ka shkuar në 5 numri i të vdekurve nga COVID-19.
Sipas IKSHP-së, bëhet fjalë për një person me sëmundje shoqëruese.

Në orët e vona të mesnatës IKSHP-ja ka njoftuar se kemi edhe rastin e pestë të vdekjes nga koronavirusi.

Sipas IKSHP-së, rasti i fundit kishte disa sëmundje shoqëruese, si infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet.

I vdekuri ka 56 vjet.