Musliu: Kryeministri i shkarkuar e detyroj Hajdarin të del ne konferencë në ditën kur i vdiq babai!

Musliu: Kryeministri i shkarkuar e detyroj Hajdarin të del ne konferencë në ditën kur i vdiq babai!

Aktuale April 07, 2020 - 21:36

Deputetja Ganimete Musliu në një postim ka thënë se sot kryeministri në detyrë Albin Kurti ka detyruar ministren Rozeta Hajdari për të dal në konferencë në ditën e saj më të vështirë.

Kjo pasiqë, sot ministrës Hajdari në mëngjes i kishte vdekur babai ndërsa pasdite ka dalur në konferencë për media.

Musliu për këtë ka thënë se është tejkaluar tradita, zakoni.

Postimi:

Sa pa ndjenja duhet te jete nje Kryeminister i shkarkuar qe detyron nje vartese te tije te dal me te ne konference per shtyp diten kur asaj i vdes Baba.

Kjo tejkalon traditen, zakonin, dhimbjen, kjo tejkalon gjithcka!

TURP!

Ngushellime Ministres Hajdari dhe gjithe familjes per humbjen e me te dashurit te tyre!