Sherifi – Zogianit: Çka ka shpia, kallxon fmija!

Sherifi – Zogianit: Çka ka shpia, kallxon fmija!

Aktuale April 07, 2020 - 20:26

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, e ka vlerësuar skandaloz një postim të zv-ministrit Avni Zogiani, i cili i kërkon Fatmir Limajt të merret me Malishevën.

Në postimin e tij, Sherifi thotë se Zogiani duhet parë si lajmëtar i cili përmes këtij postimi, me apo dashje, tregon se si në fakt qeveria e VV-së dhe drejtuesit saj e shohin Malishevën.

Shkrimi i plotë:

Kur lexova reagimin e zv. Ministrit të VV-së Zogiani për Malishevën, mu kujtua fjala e urtë popullore “çka ka shpia kallxon fmija”!

Në këtë rast Zogiani duhet parë si lajmëtar i cili përmes këtij postimi, me apo dashje, tregon se si në fakt qeveria e VV-së dhe drejtuesit saj e shohin Malishevën!

Me një logjikë të tillë të përjashtimit dhe dënimit të të gjithë atyre që nuk janë me ta, VV-ja, nëpërmjet qeverisjes 50 ditore, arriti në atë pikë, që madje edhe Hashim Thaçit iu deshën 7 vite qeverisje. Të pa partner për bashkëpunim!

Inatet politke ruani për kohë tjera. Nuk keni të drejtë që ato t’i zbrazni në kurriz të njerëzve të pafajshëm të Malishevës. Trajtoni komunat sipas shkalles së emergjencës ashtu sikur janë duke vepruar të gjitha vendet e botës!